Paradite me diell, ndërsa pasdite me shi lokal

Moti gjatë paradites në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.

Gjatë ditës do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar e cila më e theksuar do të jetë përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus një deri në tetë, ndërsa e ditës prej 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare herë pas here të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë Celsius.

Më pas gjatë tre ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i thatë dhe stabil me rritje graduale të temperaturës ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button