PD: Rama barazoi shqiptarët me pakicën maqedonase

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po dëmton themelet e politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur deri më tani Shqipëria.

Në një deklaratë për mediat, të cilën e transmeton OraNews, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi e cilësoi si të paprecedentë deklaratën e Ramës në konferencën me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov që sipas tij barazojnë pakicën maqedonase me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.

“Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë.  Rama nuk përmendi Marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Në një deklaratë të paprecedentë Rama i vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rama duhet t`u shpjegojë shqiptarëve politikën e re që po zhbën themelet në të cilat është ndërtuar politika e Shqipërisë”, u shpreh Bumçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button