“Këta qeveritarë nuk mund të flejnë të qetë”

Edhe pse zyrtarët qeveritarë publikisht rrahin gjoks se nuk mërziten shumë për publikimin e përgjimeve, duket se në realitet ata nuk mund të flejnë të qetë, raporton REL.

Këtë e dëshmon fakti se qëkur Zaev nisi të dëshmojë për keqpërdorimet, pushtetarët lëshuan pe për disa çështje të kontestuara në reformën e ligjeve për arsimin dhe në çështje të ndryshme ekonomike e sociale.

Profesori Nikolla Bujovski thotë se “bombat” ndikuan që zyrtarët të mos jenë plotësisht të aftë që të vazhdojnë strategjinë e tyre të promovimit të zëshëm të planeve për zhvillimin ekonomik dhe për tëheqjen e investimeve nga jashtë. “Kjo padyshim se ndikon te një pjesë e votuesve, sidomos tek ata që janë në mëdyshje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, profesori Bashkim Selmani, vë në dukje se Qeveria ka përgjegjësi morale dhe ligjore ndaj publikut pasi që dinte për shumë prej skandaleve që po plasohen. “Në këtë mënyrë, Qeveria po e humbë jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe besimin personal”, vlerëson Selmani.

Në anën tjetër, profesor Dujovski vlerëson se për shkallën se sa janë të tronditur qytetarët nga “bombat” do të mësohet pas mbajtjes së zgjedhjeve eventuale, por vetëm nëse mbahen sipas kodeve të rregullta zgjedhore dhe pa ndikime partiake.

Por, Selmani vlerëson se po të ishte Maqedonia shtet demokratik, qeveria do të duhej të jepte dorëheqje në momentin që do të prezantohej “bomba e parë” e Zaevit. “Por, kjo Qeveri përpiqet të blejë ‘paqen sociale” duke luajtur me qytetarët e frustruar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button