Maqedonia pa infrastrukturën e duhur për “Rrjedhën turke”

Rusia dhe Turqia po intensifikojnë bisedimet për gazsjellësin “Rrjedha turke” dhe në varshmëri nga këto bisedime do të dihet se cilat shtete do të përfshihen në këtë projekt.

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki, ka shprehur interesin që ka Maqedoni për gazsjellës në takimin e Budapestit, transmeton REL.

Poposki deklaroi se shteti patjetër duhet të sigurojë furnizimin me gaz, por në këto momente nuk ekziston infrastruktura.

Eksperti i energjetikes nga fakulteti i makinerisë në Shkup, Atanasko Tuneski, thotë se Maqedonia e varur nga burimet energjetike të jashtme dhe nga ky aspekt furnizimi me gaz është hap pozitiv edhe nga aspekti ekonomik dhe i ekologjik, por sipas tij Maqedonia ende është shumë larg realizimit të këtij projekti.

“Interesi i Rusisë është i dyfishtë. Interesi ekonomik që të shesë resurset e saja me çka është e mundur çmimi më I lartë, por njëkohësisht edhe ndikimi politik i saj ndaj vendeve nëpër të cilët kalon gazsjellësi”, thotë Tuneski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button