11 milion denar kërkon familja Jashari për djalin e tyre të vrarë

Familja Jashari nga Kondova e Shkupit kerkon demshperblim nga institucionet shteterore per demet e perjetuara nga humbja e djalit te tyre Muhamedali Jashari para dy vitesh ne oborrin e shkolles se mesme “Zdravko Cvetkovski”. Procedura eshte jashte gjyqesore dhe eshte adresuar deri tek tre institucione,  ministria e arsimit, qyteti i Shkupit dhe komuna Karposh. Avokati Oliver Vuksanoviq theksoi se parimisht ka pajtueshmeri per negociata me perfaqesuesit e institucioneve te lartpermendura.

Vlera e pergjithshme e demshperblimit te kerkuar  sillet rreth 11 milion denar. 

I riu Muhamedali Jashari humbi jeten para dy vitesh ne oborrin e shkolles se mesme “Zdravko Cvetkovski”, pasi ishte perfshire ne mbrojtje te shokut, i cili ishte sulmuar nga dy persona te tjere. Verdikti gjyqesor i shkalles se pare per kete rast pritet te publikohet te premten ndersa eshte sjell ne fillim te muajit korrik. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button