Me vullnet arrihet gjithçka! Si të bëheni fitimtar!

A mund te forcojmë vullnetin tone? Në qoftë se ajo vepron si një muskul, a mund të forcohet? Pas disa studimeve, me praktikën e duhur, vullneti mund të forcohet si çdo muskul tjetër në trup. Dhe me poshtë janë listuar 8 ushtrime te cilat forcojnë vullnetin tuaj dhe kjo ju bën fitimtar në jetë.

1. 10 minuta meditim Meditimi do t’ju japë rezultatet më të shpejta nga të gjitha ushtrimet e listuara për te fucuar vullnetin. Duke medituar ju trajnoni trurin të përqendrohet dhe të rezistojë ndaj shpërqendrimeve. Hulumtimet tregojnë se pas vetëm 2-3 ditëve praktike meditimi për 10 minuta, truri juaj do të jetë në gjendje të përqendrohet më mirë, ju do të keni më shumë energji, dhe ju do të jeni më pak të stresuar.

2. Punoni me qendrimin e trupit tuaj Kur u testua nëse vullneti mund të forcohet, hulumtuesit pyetën një grup pjesëmarrësish për të punuar me qëndrimin e tyre për një periudhë 2-javore. Sa herë që ata rrinin ulur te kërrusur, duhet të korrigjonin veten e tyre duke u ulur drejtë. Kjo praktikë e thjeshtë shumë të përmirësonte këmbënguljen e tyre.

3. Mbani një ditar për ushqimin Ne këtë studim gjithashtu u zbulua se ata që mbajnë një ditar për ushqimin përmirësojnë vullnetin e tyre. Shumica prej nesh nuk e matim gjithë ushqimin që hamë, kështu që duhet vullnet për të mbajtur shënim çdo gjë qe konsumoni.

4. Përdorni dorën tuaj të “dyte” Duke përdorur të njëjtën metodologji si me sjellje, kërkuesit kanë kryer studime te mëtejshme që testonin veprime të tjera korrigjuese. Një test që ka funksionuar shume mirë ishte ai për të përdorur dorën tuaj me pak aktive. Truri juaj është i prirur për të përdorur dorën tuaj dominante, kështu që duhet vullnet për të përdorur dorën tjetër.

5. Korrigjoni te folurën tuaj Një tjetër test qe hulumtuesit kryen ishte ndryshimi i mënyrës se te folurit. Kjo përfshin rezistimin nga përdorimi i fjalëve “te pista”, ose për të folur ne një mënyrë te plote dhe te rregullt ne vend se me shkurtime fjalësh. Përsëri, duhet vullnet për të shkuar me vetëdije kundër instinkteve tuaja. Nuk ka rëndësi se si ju e korrigjoni te folurën tuaj, për aq kohë sa ju ndryshoni shprehitë tuaja te zakonshme.

6. Krijoni dhe përmbushni afate te vetë-imponuara  Vullneti juaj “matet” ne momentin qe përpiqeni për tu larguar nga shperqendrimet dhe të bëheni hiper-produktiv. Duke përdorur të njëjtin parim, studiuesit gjetën se duke krijuar afate të vetë-imponuara ju mund të punoni me vullnet tuaj në të njëjtën mënyrë.

7. Mbani shenim shpenzimet tuaja Në të njëjtën qe mënyrë shumica prej nesh nuk e vene re me imtësi ushqimin që hamë, gjithashtu shumë prej nesh nuk i kushtojnë rendësi te detajuar shpenzimeve tona. Edhe në qoftë se ju nuk i shkurtoni shpenzimet – gjë e cila është gjithashtu një stërvitje për vullnetin – studiuesit gjetën se thjesht te mbani shënim se ku shkuan paratë tuaja, do të përmirësojë vullnetin tuaj.

8. Jini më të ndërgjegjshëm për vendimet tuaja automatike Një ushtrim i fundit është që thjesht të jini më të ndërgjegjshëm për vendimet tuaja gjatë gjithë ditës. Ne shpesh humbemi në mendime, saqë veprimet tona bëhen automatike. Duke i kushtuar rendësi kësaj çështjeje dhe duke menduar se pse ju jeni duke i bërë vendimet tuaja të përditshme do të rrisë aftësinë tuaj për tu përqendruar dhe për tu rezistuar tundimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button