Greqi, celularë, thika dhe verë në qelinë e Alket Rizait

Një kontroll i policisë së burgjeve të Greqisë në qelinë e të burgosurit shqiptar, Alekt Rizait gjeti dy aparate celulare, pesë thika të sajuara, 6 karta sim dhe 12 shishe verë. 

Kontrolli u ndërmor pas disa informacioneve në rrugë operative. Aktualisht, Alket Rizai vuan dënimin me burg të përjetshëm në burgun e Domokos. 

Policia tha se kontrolle të tilla janë bërë edhe në disa qeli të tjera të shqiptarëve nëpër burgjet e Greqisë. Këto masa vijnë pas arratisjes së 8 shqiptarëve nga burgu i Trikallas muaj më parë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button