Shënohet 15 vjetori i rënies së dëshmorit Beqir Limani nga Kërçova (FOTO)

Në prezencë të anëtarëve të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK), funksionarë të vetëqeverisjes lokale, personalitete të kulturës dhe qytetarëve, në fshatin Kollarë të Kërçovës, u shënua 15 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Beqir Limanit.

Pllakati përkujtimor për figurën e shquar të këtij dëshmori, qëndron përkrahë pllakatit përkujtimor të dëshmorëve Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Me iniciativë të familjes, bashkëngjitemi në këtë nderim të dyfishtë, për tre figurat e njohura të popullit shqiptar dhe të shënimit të 15 vjetorit të rënies së Beqir Limanit. Aktivitete të shumta këto ditë janë bërë për nderë të tij edhe nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër të cilëve ju falënderojmë pa masë.” – tha kryetari i SHVL –UÇK, Fazli Veliu.

I lindur në vitin 1952, Beqir Limani, që në moshë të re filloi veprimtarinë e tij si aktivistë kundër diktaturës së ish politikës Jugosllave. Ka fundi i viteve 70 dhe fillimi i viteve 80, Beqir Limani, i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore të Kosovës për liri. Konflikti i parë mes Beqir Limanit dhe policisë maqedonase filloi menjëherë pas kësaj me pretekstin e ndërtimit të një shtëpie pa leje.

Si pasojë e kësaj përleshje, mbeti i plagosur djali i tij, atë kohë vetëm 11 vjeçar, Fatmir Limani, të cilin disa vite më vonë edhe e burgosën. Në vitin 1998, policia rrethoi shtëpinë e Beqir Limanit me një urdhër arresti por pasi hasën në rezistencën e tij, ato qëlluan dhe e vranë atë. Sot figura e Beqir Limanit qëndron e lartësuar përkrahë figurave të njohura të popullit, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Lajme të ngjashme

Back to top button