Prokuroria po punon vetëm kundër Zoran Zaevit

LSDM-ja ka dorëzuar deri tani 29 padi penale kundër 24 personave, shumica e të cilëve, bartës të funksioneve përgjegjëse publike. Kjo është statistika totale e numrit të lëndëve të paraqitura në prokurorinë publike nga “bombat” e opozitës. Por, pavarësisht numrit të madh të denoncimeve për vepra të rënda penale, nga përgjimi i paautorizuar deri te ryshfeti dhe korrupsioni, zëdhënësi i partisë Shilegov ka një përshtypje të fortë se denoncimet e opozitës nuk kanë të njëjtin trajtim si ato që MPB-ja ka ngritur kundër LSDM-së. Sipas Shilegovit, rasti “Puçi” në të cilin dyshohet lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ishte dorëzuar vetëm 10 ditë para hedhjes së bombëssë tyre të parë.Deri më sot, për “Puçin” edhe kryeministri dha deklaratë, ndërkohë që për 29 denoncimet të opozitës, dihet vetëm fakti që ato iu janë ndarë prokurorëve për t’u hetuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button