Poposki: Greqia në krizë, s’ka kohë për kontestin me Shkupin

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikola Poposki është i bindur se Qeveria e re greke momentalisht nuk është në gjendje të shpenzojë as minimumin e energjisë së vet për ndonjë gjë tjetër përveç për zgjidhjen e krizës ekonomike, kështu që me siguri në kontestin rreth emrit të Maqedonisë do të luajë në “letrën” e kohës.

“Po të vinte bast ndokush se Athina së shpejti d t’i përkushtohet zgjidhjes së kontestit me emrin, do të ishte ky një bast me rrezik shumë të madh. Më e besueshme është se do të tentojnë që të fitojnë kohë. Ata do të sigurojnë se s’ka proces efikas për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, sipas motos: ‘mos na pyetni se a do ta ndërrojmë politikën tonë ndaj Maqedonisë sepse kemi brenga tjera’”, ka thënë Popovski në intervistë për gazetën vjenase “Presse”.

Lidhur me monumentet e shumta në Shkup që e irritojnë Greqinë, shefi i diplomacisë maqedonase ka thënë se këto monumente më parë nuk ekzistonin, ndërsa Greqia sidoqoftë e bllokonte Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po se Shkupi nuk asht në kriz a? Jo si në Zvicër i kina punt, edhe emigrant mujm me pranue se shum po ritet investimi dhe hapen vende të punës, sidomos në prokurori dhe polici.!!!

Back to top button