Lëvizja e Selës i jep dritë jeshile nisjes së negociatave me gjithë faktorin opozitar

Kryesia qendrore e Lëvizjes për Reforma Brenda PDSH-së në mbledhjen e saj të parë u zgjodh ekipi për marrëdhënie me publikun. Këtë ekip do ta drejtojë z. Faton Murseli-komunikolog, ndërsa dy zëdhënësit e partisë u zgjodhën z. Elmir Sejfullahu dhe z-sha Azra Sallai. Me zgjedhjen e këtyre kuadrove të rinj i jepet formë Lëvizjes dhe njëherit hapet rruga për një informim cilësor.

Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutua edhe rreth hapave të mëtejshme për nisjen e negociatave me partitë tjera opozitare shqiptare. Kryesia qendrore obligoi kryetarin z. Ziadin Sela që të formojë Komisionin për nisjen e negociatave me Rilindjen Demokratike Kombëtare. Njëkohësisht në bisedime për unifikimin e faktorit politik opozitar do të përfshihen edhe të gjitha iniciativat tjera.

Kryesia qendrore e Lëvizjes për Reformat ë PDSH-së ka diskutuar gjithashtu edhe mbi gjendjen aktuale politike në Maqedoni, krizën politike e institucionale në vend që domosdoshmërishtë do rezultojë me deligjitimimin e plotë të përfaqësuesve aktual qeveritar. Mbi bazën e kësaj Lëvizja, pas ristrukturimit të plotë të saj, do të ndërmerr edhe hapa konkret për fuqizimin e faktorit opozitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button