Përfundoi rindërtimi i urës ne Bit Pazar
Këto ditë mbaruan punimet në sanimin dhe rikonstruimin e një pjese të konsiderueshme të mbikalimit mbi bulevardin Nikolla Karev, më konkretisht urës se Bit Pazarit.
Ndërtimi i urës ishte një aktivitet i përbashkët i Komunës se Çairit dhe Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit në këtë projekt mori pjesë me një donacion në vlerë prej 1.000.000,00 denarë nga ndërmarja “Eftinija Rolls” për rikonstruimin e plote të rrethojës (gardhit) dhe pjesëve përcjellëse, ndërsa Qyteti i Shkupit mori pjesë ne sanimin dhe rikonstruimin e pllakave bartëse dhe asfaltimin e pjesës për biçikleta dhe këmbesorë në vlerë prej afër 1.5000.000,00 den.
Komuna e Çairit vazhdon bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit në projektet e perbashkëta.
“Mbetet te falënderoj qytetaret e Komunës se Çairit për mirëkuptimin për pengesat eventuale gjatë realizimit të punimeve për sanimin dhe rikonstruimin e urës në fjalë e cila u realizua disa muaj me radhe dhe mbaroi para disa ditëve” shtoi gjatë deklaratës së tij Kryetari i Këshillit te Komunës së Çairit Zahir Bekteshi.