SHBA paralajmëron Iranin për situatën në Jemen

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar Iranin kundër mbështetjes për rebelët Huthi në Jemen.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo shtet në Lindjen e Mesme që kërcënohet nga Irani dhe se nuk do të bëjnë “sehir” nëse Irani destabilizon rajonin.

SHBA ka rritur mbështetjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili sulmon caqet e rebelëve shiitë Huthi në Jemen.

Këta të fundit janë duke luftuar forcat qeveritare për të marrë kontrollin e qyteteve.

Irani mohon se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button