KSHZ miratoi udhëzim për referendum në Qendër

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot miratoi Udhëzim për referendumin e ardhshëm në Komunën Qendër për pamjen e Qendrës tregtare të Qytetit në Shkup, të caktuar për më 26 prill.
Në Listën zgjedhore që MPB e ka dërguar deri te KSZH-ja ka regjistruar 43.461 qytetarë të cilët mund të prononcohen në 78 vendvotime në referendum.

Sipas kryetarit të KSHZ-së, Nikolla Rillkovski, ky numër do të mund të ndërrohet, duke patur parasysh verifikimin publik që zgjat gjatë kësaj jave, respektivisht deri më 14 prill.
Në vijim është edhe progaranda publike për referendumin, e cila duhet të përfundojë 48 orë para datës së mbajtjes së referendumit.

Në raport me këshillat zgjedhorë, sipas propozimit të KSHZ-së, këshillat zgjedhorë do të kenë nga tre anëtarë nga këshillat ekzistues zgjedhorë nga radhët e administratës publike dhe shtetërore nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër.

Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi potencoi se për herë të parë në këtë prononcim, qytetarëve nuk do t’u vihen shenja. Ibrahimi sqaroi se UV-llamba është pezulluar dhe tani më nuk ka dispozitë ligjore për përdorimin e saj, ndërsa shënimi me marker është pezulluar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i KSHZ-së Rillkovski paralajmëroi se në seancën e ardhshme Komisioni do të debatojë për kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor të Qendrës për të cilin LSDM-ja opozitare prezantoi gjoja biseda telefonike të përgjuara.

Kjo seancë, sipas tij, duhet të mbahet menjëherë pas festave të Pashkëve. Rillkovski gjithashtu pohoi se në certifikatën e Listës zgjedhore për Komunën Qendër ende ka adresa, në të cilat janë regjistruar nga 40 ose 50 persona, por duhet të pritet deri në fund të verifikimit.

Ndryshme, dallimi në numin e zgjedhësve në listë nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend në vitin 2014 deri më 30 mars të këtij viti, sipas Rillkovskit, është rreth 500 deri 600.

Lajme të ngjashme

Back to top button