Ligj në Rumani mbi asgjësimin e qenve endacakë

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vrasja masive e qenve endacakë në Rumani. “Ligji i ri mbi asgjësimin e qenve endacakë do të hyjë në fuqi vetëm atëherë, kur Gjykata Kushtetuese ta ketë miratuar vendimin”, iu deklarua një zëdhënëse e presidentit rumun Traian Basescu, agjencisë së lajmëve DPA.

Vetëm kështu, presidenti do të ketë mundësi të vendosë nësë do ta lejojë fuqizimin e ligjit vetëm përmes firmës së tij, apo do t`ia kthejë gjithë procedurën ligjore Parlamentit. Ndërkohë, 30 deputetë kishin kërkuar që ligji të vlerësohet edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese.

Para një jave Parlamenti, me shumicë votash aprovoi ndërrimin e ligjit mbi asgjësimin e qenve endacakë. Pak para këtij aprovimi, një fëmijë katërvjeçarë vdiq nga sulmi i një qeni endacak në Bukuresht. Sipas draftit ligjor, komunave do t`iu duhet ti kapin qentë endacakëve dhe për katërmbedhjetë ditë me rradhë ti mbajnë në strehimore dhe në fund ti mbysin ata përmes medikamenteve.

Gjithashtu, parashihej që qentë ti mbysin vetëm sipas disa metodave, në mënyrë që të ndjejnë sa më pak dhimbje. Deri sa nuk vihet në funksion ligji, këto kafshë pa mbikqyrës, do të vazhdojnë të mbyten në këtë formë vetëm ateherë kur gjendja e tyre shëndetësorë përkeqësohet dhe për ta nuk ka shërim apo kur bëhen tejet agresiv. Vetëm në Bukuresht jetojnë diku rreth 65.000 qen endacakë. Me mijëra njerëz sulmohën çdo vit nga këto kafshë që mbrojnë territoret e tyre me agresivitet. /DW

Lajme të ngjashme

Back to top button