‘Indianët’, BDI: Nivel i ulët komunikimi mes Veljanoskit dhe Jankullovskës

Njerëz me nivel të ulët komunikimi që vetë duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe politike. Kështu u është kundërpërgjigjur BDI-ja kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ministres së brendshme Gordana Jankullovska, të cilët në bisedën e tyre, të cilën e publikoi opozita deputetët e BDI-së i kishin quajtur indianë. Xhaferi madje thotë se fakti që Jankullovska dhe Veljanovski deri tani nuk u distancuan nga bisedat e publikuara, le të kuptohet se ato janë autentike.

“Normal që nuk pajtohemi me ashtu mënyre komunikimi. Ne si deputet jemi angazhuar që të përmbushim përcaktimet tona programore dhe të kryejmë punën tonë të cilën na e kanë besuar zgjedhësit tonë dhe për këtë arsye mendojmë që koment më të thukët dhe më të tepër s’do përpos konstatimit edhe një herë se është nivel i ulët i komunikimit, në veçanti kur bëhet fjalë për bartës të funksioneve, nëse vërtetohet autenticiteti i bisedës se janë ata. Por, fakti që nuk distancohen ndoshta e flet edhe e vërteton këtë që them se është niveli i ulët i komunikimit dhe përgjegjësia qoftë morale etike, ju takon atyre që komunikojnë me atë nivel’ thotë Talat Xhaferi, kordinator i BDI-së, transmeton Alsat-M.

Biseda: Jankullovska-Veljanovski

Ej, fol Gorde.
Alo, ç’kemi, si je kryetar?
Jam në rrëmujë, e di si është, me indianë…
Sot të alarmuam.
Po be.
Unë pikërisht shkaku i kësaj të lajmërohem. Ademi më tha se këtë me gjuhët e kanë nënshkruar dhe e kanë dorëzuar si ligj.
Po, po. Po ua bëmë, e nënshkruam, dorëzuan. Tani ua dhashë edhe për flamujt, edhe atë e nënshkruan, dhe atë autentiken.
Ashtu. Dhe gjithçka në pjesën tone është formale…
Me indianët gjithçka është në rregull. Po me të maqedonasve…
Hahaha, me tanët… …me indianët maqedonas çfarë do bëj nesër, hahaha.
Hahaha. Tani me tanët, ne…punën e tyre…
Me indianët tanë maqedonas…
Abe ç’do të thotë mallkimi, kështu…Leje se ju jep diçka që nuk do tua japësh, të vjen vështirë
për atë, lëre se të kritikojnë, dhe të kritikojnë për diçka që edhe ti personalisht nuk pajtohesh me të, po edhe duhet tua përgatitësh…sikur të ishim të dënuar nga Zoti. Hahaha.
Prandaj u thashë, të paktën ata të nënshkruajnë…
Po, po. Faktikisht me ata gjithçka është pastër.
A? Me indianët është pastër.
Po, po. Me indianët kryesor.
A?
Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët.
Me tanët…

Pos Xhaferit asnjë nga deputetët e VMRO DPMNE-në nuk komentuan bombën e opozitës, që kishte të bëjë me votimin e tyre në parlament për mbylljen e rasteve të Hagës nëpërmjet ligjit për amnisti.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. HAHAHA! Ju te Bdi jeni me nivel te larte te komunikimit A!!! JU , ma ZI se keta….
    Na shitet, per azgje….

Back to top button