“CIVIL”: Kërcënimet e SASHK-ut janë precedent i turpshëm

“Plenumi i arsimtarëve i cili së bashku me Plenumet e studentëve dhe nxënësve , protestojnë dhe me muaj kërkojnë të ndalen reformat e këqija, përveç qeverisë dhe resorëve ministrorë, këto ditë bëri edhe një kundërshtarë jo principiel, Sindikatën e tyre. Kërcënimet me dënime zbuluan fytyrën e vërtet të SASHK-ut”, thuhet nga shoqata “CIVIL”

“CIVIL”, thotë se SASHK-u bën presion ndaj anëtarësisë së vetë në përpjekje për të mbrojtur qeverinë. Ata bëjnë presion ndajë nxënësve dhe prindërve të tyre bashkë me qeverinë. Ata kërcënohen se prindërit do të dënohen nëse mungojnë nga mësimi dhe me këtë praktikisht ndalojnë protestën e nxënësve.

“U bëjmë me dije nxënësve dhe prindërve për të drejtën e tyre të patjetërsueshme për tu shprehur dhe të drejtën për protesta, njëkohësisht edhe në rregullativën ligjore”, thuhet në komunikatën e “CIVIL”.

Lajme të ngjashme

Back to top button