Në 9 prill, skadon afati i borxhit për Greqinë

Të enjten, Greqisë i skadon afati i borxheve, por qeveria shprehet optimiste se do t’u bëjë ballë detyrimeve financiare, duke filluar me pensionet e pagat e funksionarëve publikë.

Përballë optimizmit të Athinës zyrtare, sfidat janë të shumta. Greqia duhet të paguajë 250 milion euro në interesa, për t’u shlyer në fund të muajit.

Më tej e pret rifinancimi i titujve financiarë brenda datave 13 e 17 prill, për 2.4 miliard euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button