Ja se si të qëndroni të sigurt online

Gjithmonë është më mirë të jesh e sigurt se sa më pas të pendohesh për ‘gabimet’ e tua online. Sidomos kur vjen puna tek të dhënat tuaja personale në një kohë kur sulmet kibernetike janë përhapur gjithandej. Mbajtja e informacionit tuaj në mënyrë të sigurt online ju kërkon pak më shumë kohë dhe kujdes por rreziku me të cilin mund të përballeni është shumë më i madh se kaq. Për të rritur sigurinë tuaj online ne ju sugjerojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Mbroni fjalëkalimet tuaja

Sigurisht që ju nuk i tregoni fjalëkalimet tuaja miqve apo familjarëve tuaj përderisa ato cilësohen si shumë personale por zakonisht ndodh që mos ti kushtoni shumë rëndësi kësaj gjëje. Kjo është dicka e gabuar ndaj hapi i parë është që fjalëkalimet tuaja duhet ti dini ju dhe vetëm ju. Ndonjëherë të afërmit tuaj duke ju njohur mund të provojnë disa fjalëkalime dhe të zbulojnë rastësisht fjalëkalimin tuaj. Kjo është arsyeja që duhet të përdorni fjalëkalime të ndërlikuara për tu gjetur nga të tjerët por të thjeshta për tu mbajtur mend nga ju. Eksperti i sigurisë Bruce Scheier sugjeron kombinimin e një fjalie që mbahet mend me kujtimet tuaja për të pasur një fjalëkalim perfekt. Mund të përdorni dhe vetëm shkronjat e para të fjalëve që përbëjnë këtë fjali. Nëse jeni një ekzekutiv i rëndësishëm në kompani dhe duhet të përdorni shumë fjalëkalime atëherë sot ekzistojë disa manaxherë fjalëkalimesh të cilët mund ti punësoni.

changepassword

Ruani emailin nga hakerat

Besojeni ose jo dhe në një periudhë që njihet si ajo e Twitter, Facebook dhe Snapchat, shumë njerëz akoma përdorin emailin për të komunikuar. Dhe si pasojë e kësaj, emailet akoma vazhdojnë të sulmohen nga hakerat. Kjo për shkak se sa herë që përdoruesve të emailit iu këshillohet mos të klikojnë në etiketime që vijnë nga burime të panjohura, ata përsëri i klikojnë ato. Pikërisht këto klikime mund ti japin mundësi hakerave të fitojnë akses në emailin tuaj apo të instalojnë maluer në kompjuterin që ju përdorni. Ndaj mos e bëni më këtë gjë. Nëse ju vjen një etiketim papritur nga dikush që e njihni, kontrollojeni dhe njëherë dërguesin për të konfirmuar nëse është dërguar qëllimisht.

Blerjet online

Nëse ju përdorni kartën tuaj të kreditit për të blerë online, ka rrezik që informacioni juaj të kompromentohet, të vidhet ose të përdoret për të bërë blerje nga një palë e tretë e paautorizuar. Ja disa gjëra që duhet të keni parasysh:

Përdoreni kartën tuaj të kreditit vetëm në uebfaqet që kanë prefiksin ‘https’. Shkronja ‘s’ në fund tregon se faqja që ju jeni duke përdorur është duke përdorur një protokoll të sigurt për të enkriptuar komunikimin e informaciones mes jush dhe uebfaqes. Ky protokoll përdoret në faqet online të bankave dhe faqet e blerjeve nëse ju përdorni informacion që cilësohet sensitiv. Nëse nuk e shikoni këtë prefix atëherë shanset që të dhënat tuaja të rrezikohen janë tepër të larta.

ios8location

Mbrojtje e lartë e llogarive tuaja

Në momentin që përdoruesit hyjnë në llogarinë e tyre atyre iu kërkohet të shkruajnë adresën apo emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre. Kjo njihet si mënyra e parë e autentikimit dhe realisht është e sigurt por sot ka mënyra akoma më të sigurta për të aksesuar llogarinë tuaj. Autorizimi Tw0-factor përdor kredencialet e sigurisë për të aksesuar llogari të tilla si shenjat e gishtit apo një patern unike. Në këtë mënyrë dhe nëqoftëse dikush e di fjalëkalimin tuaj atij do ti kërkohet shenja e gishtit apo vizatimi i patern-it.

Mbroni pajisjet tuaja mobile

Shumica e hapave të lartpërmendur mund të përdoren në smartfonin apo tabletën tuaj ndaj sigurohuni që ti aplikoni ato dhe në këto pajisje. Kjo për faktin se sot shumica e përdoruesve përdorin pajisjet mobile për tu kycur në rrjetet sociale, për të bërë blerje online, aksesuar emailin etj. (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button