Pafuqia në këto 100 ditë

Gabimi më i madh dhe aspak i arsyeshëm është kur vlerësojmë, përceptojmë si dhe mendësojmë  situatën aktuale me mendimin e kundërt, që logjikisht shkakton përmbysjen dhe rrëzimin e asaj që aktualisht përbën dominantizëm të përgjithshëm, e për fatin tonë të keq po ngjanë në Kosovën e pas luftës.

Çdo subjekt politik  i cilitdo orientim ideologjik qoftë, nëse në vazhdimësi prentendon  të shpërdorojë të tërësishmen për ambicie të pakontrolluara personale duhet medoemos të ngrihet zëri i frymës qytetare  dhe ta largoj prej të qenit në qeverisje, se vetëm ashtu përgjithësisht i thuhet jo një degradimi politik dhe ekonomik, ku me ç’rast  jeta kolektive  dhe gjithëpopullore do të mund të frymoj lirshëm dhe të marr përmasat e një shoqërie të konsoliduar politikisht. E gjitha çka është e konsiderohet keqbërëse dhe  jepet dëmshëm pas  karakterit kolektiv duhet patjetër të eliminohet, por zakonisht në Kosovën për të cilën u dha një kontribut i veçantë në mënyra të ndryshme, po bëhet madje edhe nga klasa politike në mënyrë të papenguar dhe aspak e dënueshme, si ligjërisht ashtu edhe institucionalisht.

Në një shtet ku qeveritë për qeverisje vijnë në pushtet jo për një nevojë urgjente të kolektivitetit, por  për një deshirë të palodhur të pushtetit, aty gabim është të pritet dhe mendohet për  ndonjë progresivitet socio-ekonomik që do të mund të ishte i nevojës nacionale. Gjithnjë për të kuptuar rëndësinë e skajshme të një force politike qeverisëse duhet medoemos ta studiojmë personalitetin e tij individual, që do të mund më pastaj ta ndajmë-orientojmë mendjen drejtë së vërtetës dhe natyrisht do të kuptohet në tërësi se sa do të ishte ai në gjendje të ecë në hap me  frymën pozitive të  kohës, dhe sa do të mund t’i shërbej asaj që konsiderohet gjithpërfshirëse dhe rendësisë së veçantë. Vetvetiu përfundojmë se në qeverisjen e tanishme, sidomos me ekzekutivin, disa muaj më parë, para dhe pas zgjedhjeve nacionale publikisht deklaroheshin eksponentet e saj (LDK-së) se një mundësi për bashkëngjitje me subjektin politik  që deri më tash ishte në pushtet nuk mund të bëhet, ngase konsiderohej fuqimisht si e keqja e madhe e Kosovës dhe e degradimit të saj. Mirëpo nuk shkuan as disa muaj kur  subjekti politik në fjalë që dikur ishte shprehur kategorikisht për ndonjë partneritet të mundshëm u bë, madje duke iu drejtuar dhe interesuar me të vetmin qëllim, atë të kryeministrisë, që dikur e mbante kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ishte mandatuar nga koalicioni VLAN, e që ishte përbashkësim i disa partive  politike, si LDK, LVV, AAK dhe NISMA.

Ky përbashkësim fatkeqësisht u shpërbë pas një kohe realitivisht të madhe nga kreu i LDK-së, që me ngulm pretendoi ta marr kryeministrinë dhe përfundimisht arriti të bëhet kryeministër i Qeverisë së Kosovës, pas disa lëvizjeve të rënda dhe depolitike që në asnjë rast nuk i takojnë një lideri të mirëfilltë shtetëror. Bashkangjitja e dy subjekteve politike me përqindje më të madhe të rezultatit zgjedhor u bë, e cila në mënyrën më të dëmshme rezulatoi në konstituimin e organeve aspak të reja shtetërore që në një farë forme ishin ato të mëparshmët-dikurshmet degraduese, për të cilën në çdo raport apo statistikë renditemi me vlersime nga më të dobëtat. Prej kohës e deri më tash po bëhën fatkeqësisht 100 ditë, aspak të bardha, e të dëmshme që do të përcillën  në vazhdimësi edhe për ditët e viteve tjera, për të na bërë më të qartë, kemi edhe fjalën shumë të kuptueshme siç vijon “Për një përfundim të shkelqyeshëm  duhet domosdoshmërisht të ketë fillim të mbarshëm”, që të mund të dominoj mbarësia, që mjerisht kjo nuk do i ndodh kësaj qeverie si dhe të ardhmes zhvillimore të saj.

Kjo qeverisje e tanishme përveç problemeve dhe mospajtimeve të brendshme që kishte me disa anëtarë të subjektit që ky pjesërisht vjen, atij ju pasqyrizuan edhe disa stagnime të mëtutjeshme siç mund të  thuhet: Mosguxmi i shkarkimit të ministrit të tij për deklaratat e tij fyese, pastaj migrimi i madh i shpërndarë për gjithë popullatën, krijimi i Gjykatës Speciale si dhe mosdeklarimi apo mosgatishmëria e tij për prezentimin e ndonjë programi qeveritarë, sidomos ekonomik meqë i takon ati profesionalizmi, që të mundet ta vitalizoj situatën në kuptimin sa më pozitiv të fjalës. Më të drejtë thuhet se kjo Qeveri ka dështuar në realizimin e objektivave nacionale e shtetërore, por edhe ato programore.

Kryeministri Mustafa, i cili ka tre muaj që ka marrë kryesimin e qeverisë së Kosovës dhe është përballur me sfida më të mëdha në ditën e parë të qeverisjes. Qeveria e Mustafës në përgjithësi nuk ka treguar hollsisht ndonjë performancë të veçantë, madje as edhe normale por vazhdon të posedojë orientimin e një qeverisje me një përformancë nën minimumin e kërkuar. Këtu mund të kenë ndikuar edhe faktorët e ngarkesës që i janë bërë kësaj qeverie, përfshirë: protestat dhe dialogun Kosovë-Serbi, megjithatë ky ekzekutiv do të duhet t’i bënë të qartë si vetës së tij ashtu edhe qytetarëve se cilat do të jenë objektivat thelbësore për vitet në vazhdim, që të paktën të mendohet për  krijimin e një shprese të afërt, e jo për ndonjë ikje të vazhdueshme siç kishte ndodhur disa muaj më parë. Se çfarë veprimesh do të ndërmerrë në ditët në vazhdim, për të zbatuar  programin  e saj qeverisës, por parlelisht do të duhej ta kishte edhe një program qeverisës e që qeverisja Mustafa edhe nuk e ka, dhe vështirë që mund ta ketë. Mungesa e një vizioni të planifikuar ekonomik  dhe politik ka bërë që shpresa dhe pritja për një mirëqenie ekonomike të përgjithshme të ikë, ngase asnjëherë nuk është menduar dhe marrë për bazë nga klasa politike për kushtet me të cilat po jetojnë qytetarët e vendit.

Qeverisja Mustafa përkundër premtimeve të bëra në fushatat elektorale ajo nuk po arrinë ta bëjë as minimunin e kërkuar, kjo po ndodh falë pafuqisë së tij politike dhe pozitës së tij tejet formale qeverisëse, kur dihet mjaft qartë se mundësia për të marrë vendime për gjithçka është e adresuar edhe tek zëvendësi i tij, që njëkohësisht është edhe ushtrues i diplomacisë së jashtme të Kosovës.

Ndoshta  për të zbutur mendimin qytetarë dhe rritur profesionalizmin e tij politik, do të mundohen me disa vendime  administrative që të mund t’i mbulojnë errësirat që më herët i kishin shkaktuar, ku skajshmërisht ndikuan e në ardhjen e kësaj situate aspak të lakmueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button