Angelov: As mos mendoni ta arrestoni Zaevin, do të ketë gjak

Sot para Radio Televizionit të Maqedonisë ka filluar protesta e organizuara nga “Dinjiteti”.

Stojançe Angelov para RTVM-së ka porositur qeverinë që as të mos mendojë ta arrestojë liderin e opozitës Zoran Zaev.

“As mos të mendojë ta arrestojë Zaevin, sepse do të ketë gjak. Kërkojmë qeveri teknike, zgjedhje në atmosferë demokratike, dhe më pas populli le të vendosë nëse në pushtet do të jetë Zaevi, Angellovi apo Gruevski. Nuk ju frikësohemi, nuk turpërohemi”, deklaroi Angellov.

Në protestën para RTVM-së u shfaqën “Belize Bend”, aktorët Ana Kostovska dhe Irena Ristiq të cilët kënduan këngën “Dora e gjatë”.

Qëllimi i protestës është që RTVM të fillojë me transmetimin e “bombave’ të Zaevit. Kjo është protesta e 3 e përgjithshme që po mbahet para RTVM-së, pa llogaritur edhe protesta e përditshme që mbahen nga Kryetari i ‘Dinjitetit”, Stojançe Angelov.

Lajme të ngjashme

Back to top button