Katër policë plagosen në një aksident Gostivar – Tetovë

Katër policë janë plagosur në një aksident komunikacioni që ndodhi në autostradën Gostivar –  Tetovë.  Makina zyrtare me të cilën po udhëtonin policët ka rrëshqitur dhe ka rënë nën rrugë në afërsi të pikës së pagesës rrugore në hyrje të Tetovës.

 Katër policët po ktheheshin nga një organizim sportiv të organizuar nga sindikata e policisë në Ohër. Policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe kanë pësuar lëndime trupore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button