Sigal Prishtina shkatërroi Kozhufin
Sigal Prishtina ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, duke shkatërruar me rezultat të thellë skuadrën nga Maqedonia KK Kozuv, me rezultat të thellë 85:61
Bardhekaltrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të mbështetur nga një numër i madh i tifozëve, dhuruan një paraqitje të mrekullueshme, duke regjistruar paraqitjen më të mirë këtë sezon.
Kjo fitore me rezultat kaq të thellë, e afron Sigal Prishtinën afër finales së Ligës Ballkanike, por duhet pritur edhe ndeshja e kthimit në Maqedoni.