Shikoni si ka ndryshuar Toka për 200 milionë vjet? (Video)
Planeti ynë nuk kishte çdoherë shtatë kontinente. Në të kaluarën e largët gjeologjike ekzistonte vetëm një kontinent Pangea, që ishte ndarë para 200 milionë vjetësh.
Shkencëtarët tashmë e kanë bërë rikonstruimin e transformimit të planetit tonë, falë një modeli kompjuterik.
Në video-materialin që po ua prezantojmë në vijim mund të shihni simulimin e lëvizjes të shtresave tektonike të tokës, ndërsa secili kuadër paraqet periudhën prej 1 milion vjetësh.
Ky punim shkencor është prezantuar në revistën shkencore “Earth and Planetary Science Letters”, transmeton Ngjyra.com