Siri, 93 të vrarë nga forcat e regjimit

Forcat e regjimit sirian vranë të paktën 93 persona të shtunën në disa qytete në të gjithë vendin, thane aktivistët e opozitës.

Forcat e Asadit vran 24 njerëz në Aleppo, 19 në periferi të Damaskut, 19 në Daraa’a, 9 në Dayr az-Zor, 9 në Hama, 8 në Idlip, 5 në Quneitra, 4 në Lazkiyah dhe 2 në Homs, sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).

Tetë fëmijë dhe shtatë gra ishin në mesin e të vdekur, ndërsa shumë njerëz mbetën të plagosur nga sulmet me raketa tha SNHR.

Forcat e Asadit kanë pësuar humbje të rënda kryesisht në periferi të Damaskut, shtohet në deklaratë. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button