Do të paditet firma që bllokoi në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën

Firma “Makamtrans” e cila mbajti peng rreth një javë kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë në mënyrë të paligjshme do të paditet nga organizata Civile për Pajtime dhe Bashkëjetesë “Zgjate Dorën”.

Organizata i kishte dhënë transportuesve ultimatum deri në ora 15 të ditës së djeshme, për të larguar kamionët dhe për të mundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve, por kjo nuk ndodhi.
“Padia është e bazuar në ligjet e Maqedonisë dhe atyre ndërkombëtare, ku thuhet se “ protesta në kufi mund të bëhet dhe ajo mund të zgjasë vetëm 24 orë, ndërsa bllokimi i kufijve ndërkombëtarë bëhet vetëm në raste të ndonjë konflikti, situatës së jashtëzakonshme apo ndonjë epidemie” gjë nga asnjë nga këto nuk është prezente “ tha për Portalb, kryetari i Shoqatës, Nexhat Bexheti.

Nga “Zgjate dorën” thonë se do të kërkojnë që të gjitha humbjet e qytetarëve ti paguaj kjo shoqatë e cila vuri kamionat në rrugën drejt pikave kufitare.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button