Më 4 prill shënohet 70 vjetori i gazetës “Flaka”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, shënon 70 vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”.

Aktiviteti zhvillohet ditën e shtunë, më 4 prill 2015, prej ora 10, në sallën e Instituti. Me këtë rast, do të ketë ekspozitë dhe tryezë debative-shkencore lidhur me kontributin e kësaj gazete ndër vite.

Këshilli organizativ para një muaji bërë ftesë publike për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë aktive në këto aktivitete. Disa nga tezat e debatit janë: rrethanat historike – politike në prag të botimit të gazetës “Flaka”, kushtet e punës dhe themeluesit e gazetës “Flaka”, rëndësia e “Flakës” në historinë e gazetarisë shqiptare, roli i saj në zhvillimin e kulturës dhe arsimit shqip, kontributi i gazetës “Flaka” për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde shqipe, emra dhe pena të shquara – gazetarë dhe bashkëpunëtorë të “Flakës”, censura dhe presionet, polemika, rëndësia e revistave “Fatosi”, “Gëzimi” e  “Jehona”, shuarja e gazetës “Flaka” – një trashëgimi e paçmuar, mundësia e digjitalizimit të arkivit të gazetës “Flaka”, mundësia e ringjalljes së gazetës “Flaka”, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button