Saraçini sonte në Bllacë, prezent në zhbllokimin e kufirit me Kosovën

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini sonte në mesnatë do të qëndrojë në pikën kufitare “Bllacë” për përcjellë nga afër zbatimin e vendimit të Qeverisë për heqjen e improtit të kushtëzuar të miellit.

Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Ekonomisë, ministri do ta verifikojë nga afër rikthimin në normalitet të qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në mes Maqedonisë dhe Kosovës. 

Pas këtij vendimi pritet që edhe Kosova ta largojë embargon dhe më pas do të normalizohet kalimi i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button