Mot i vranët dhe me shi

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale. Nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes priten reshje më të mëdha në shumë vende. Lokalisht do të ketë edhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës pritet shi i kohëpaskohshëm.

Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Deri të shtunën do të mbahet mot kryesisht i vranët me reshje të shiut. Reshje të rrëmbyeshme priten nesër, por edhe të premten paradite kur lokalisht do të jenë edhe me karakter të rrëmbyeshëm të përcjellë me bubullima. Në këtë periudhë do të fryjë erë e kohëpaskohshme dhe e përforcuar juglindore, ndërsa të shtunën era do ta ndryshojë drejtimin në atë verior.

Lajme të ngjashme

Back to top button