Shkup, apel: Politikanët të jenë më tolerantë ndaj gazetarëve

Politikanët të jenë më tolerantë ndaj gazetarëve, pasi ata kryejnë detyrën e kontrolluesit të pushtetit. Kështu vlerësojnë punonjësit mediatik të ftuar në prezantimin e doracakut të SHGM-së  për edukimin e gazetarëve dhe qytetarëve lidhur me paditë për fyerje dhe shpifje. Ambasadori i Britanisë Çarls Garet tha se vendit i duhet një dialog dhe debat i gjithëpërfshirës për këto ligje.

“Të drejtat e njeriut, në veçanti ato të shprehjes së lirë, kanë rëndësi të veçantë për Britaninë dhe janë element kyç i punës sonë në vende të ndryshme. Nuk ekziston manual që mund të na mësojë se sa janë të rëndësishme të drejtat e njeriut, prandaj duhet të vazhdimisht të përkujtohemi, të ngremë vetëdijen tonë se e drejta jonë nuk duhet të shkelë të drejtën e dikujt tjetër”, deklaroi Çarls Garet, ambassador i Britanisë.

“Me dekriminalizimin e shpifjes ne duhej të ndikojmë në vetëdijen e të gjithë neve, të politikanëve që duhet ta kuptojnë se në shoqëri demokratike pragu i tolerancës duhet të jetë më i lartë në raste të kritikës publike. Duhej të punojmë me gjykatës që ata të kuptojnë se praktika e Gjykatës Evropiane është pjesë e legjislatives tonë dhe kur ata gjykojnë raste me pjesëmarrje të gazetarëve duhet të implementojnë këtë praktikë”, u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button