Trajanov kërkon ndryshimin e modelit zgjedhor, Maqedonia të jetë një njësi
Lidhja Demokratike ka paraqitur projektin për ndryshimin e modelit zgjedhor deri te gjitha partitë politike.
Në komunikatën e partisë thuhet se me këtë projekt propozohet që të ketë një model proporcional me lista të hapura ka kufi zgjedhor.
“Propozohet që Republika e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore me çka në masë të madhe do të ulen mundësitë për thyerjen e rregullave zgjedhore ndërsa formacioni I parlamentit do të jetë pasqyrimi real i vullnetit të shprehur të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Lidhjes Demokratike.