Maqedonia rrezikon rekomandimin për fillimin e bisedimeve me BE-në?

Komisioni evropian ka ngrirë bisedimet dialogun para aderues në nivel të lartë me Maqedoninë ndërsa gjithnjë e më shumë përfaqësues evropian dhe të vendit thonë në pikëpyetje është edhe rekomandimi për fillimin e bisedimeve me BE-në, pro edhe statusi i vendit kandidat, transmeton BIRN, duke u thirrur në burime të delegacionit të BE-së në Shkup.

Dialogu në nivel të lartë ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian ka pushuar për shkak të krizës politike në vend.

Kjo është hera e dytë e ndërprerjes së dialogut e dialogut për shkak të problemeve Brenda partiake që kur një herë u ndërpre për shkak të ngjarjeve të 24 dhjetorit të 2012 në parlament.

Ivo Vajgël njëri ndër tre euro deputetët që duhet të ndihmojë që të zgjidhet kriza në Maqedoni thotë se është rrezikuar rekomandimi për fillimin  bisedimeve.

“Gjithnjë e më tepër theksohet kriza e besimit dhe flitet për kriminalitet që I bën dëm imazhit të vendit”, thotë Vajgël i cili ka fundi I muajit pritet që të ketë takim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Edhe kolegia e tij, euro deputetja Marijana Petir thotë se është sfidë që gjërat të kthehen në vend.

“Maqedonia ka shprehur vullnet që të fillojë procesi i euro integrimeve dhe do të vlerësohet sipas meritave të saja. Çdo krizë e brendshme në një shtet Sovran duhet të jetë një sfidë për atë që punët të kthehen në vendin e tyre”, thotë Petir për BIRN.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button