Fuere: Gruevski të tërhiqet dhe të japë hapësirë për tranzicion

Nëse Maqedonia dëshiron të del nga kjo krizë aktuale, qeveria aktuale duhet të largohet dhe të japë hapësirë për një proces të tranzicionit, porositi ish Përfaqësuesi i Be-së në Shkup Ervan Fuere.

Sipas tij pushteti duhet të jetë i kujdesshëm dhe në kolumnën e tij të fundit thotë se afera e përgjimeve ka zbuluar kërcënimet dhe korrupcionin nga ana e kryeministrit, Nikolla Gruevskit dhe të VMRO­-DPMNE-­së.

Ai propozon Komision anketues për përgjimet, përfshirë edhe inkuadrimin e faktorit ndërkombëtar.

Fuere ka porositur se rol kyç duhet të luajnë edhe organizatat qytetare, Akademia dhe mediet.

Maqedoni me muaj gjindet në krizë politike, skandali i përgjimeve ka shpalosur funksionimin e qeverisë Gruevski plotë 9 vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button