Sjellje skandaloze e policisë, bllokada jo-ligjore vazhdon, ata duarkryq

Përderisa zgjasin bisedimet për zbutjen e luftës tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës, shoqata e transportuesve Makamtrans që nga e marta vazhdon ti bllokojë vendkalimet kufitare në mënyrë të paligjshme. 

Edhe pse sot ata mundësojnë në çdo dy orë kalimin e lirë të automjeteve në vendkalimin kufitar në Bllacë dhe Jazhincë nga 30 minuta, sërish qytetarëve u bllokohet lëvizja e lirë, vepër kjo që duhet dënuar pasi që në bazë të ligjit për tubim publik është e ndaluar protesta në rrugë magjistrale dhe autostrada.

Nga policia e Maqedonisë nuk kanë marrë asnjë aksion ta ndërprerë këtë bllokadë, me pretekstin se presin të zgjidhet situata e krijuar dhe bllokuesit vetë të largohen.

“Ne deri më tani kemi vepruar sipas praktikave Evropiane, ashtu si që vepronte policia greke kur kishte bllokadë në pikën kufitare në Bogorodicë. Policia bën gjithçka që mundet, jemi në kontakt me protestuesit dhe morëm vërtetim se sa të hiqet bllokada nga pala Kosovare, do të hiqet edhe nga ana e tyre. Kështu që ne nuk mund ti ndalojmë ose ti përzëmë me dhunë edhe pse ata jo-ligjërisht e kanë bllokuar rrugën e jo pikën kufitare” tha për Portalb, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski duke marrë për shembull protestat e rastit Monstra ku policia nuk i ka ndaluar ato.

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë Publike “Makedonija Pat”, Gajur Kadriu thotë se nga institucioni i tij nuk kanë asnjë kompetencë për të reaguar në këtë rast.

Maqedonia shtet në pronësi private

Angazhimi i shtetit, në të njëjtën ditë, me polici të largojë aktivistë joprofitabil nga pronë private dhe mosangazhimi që të heq aktivistë profitabilë nga rrugë dhe vendkalim kufitar ndërkombëtarë është shembull i shkëlqyeshëm për shtet në pronësi private-ekonomike. Liria e lëvizjes së qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë” thotë për Portalb, publicisti Ramadan Ramadani.

Në pikat kufitare doganierët e Maqedonisë u kërkojnë të holla kosovarëve kur ata duhet të vijë në Maqedoni, në ndërkohë që Kosova ka bllokuar eksportin e të gjitha produkteve të Maqedonisë në shtetin e tyre. Ata shprehen të revoltuar pse lejohet të ndodh një gjë e tillë

Sipas mediave kosovare, pritet që nesër të zgjidhet problemi, ndërsa Zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk do të vjen në Shkup por problemin me autoritetet e Maqedonisë do ta zgjidh përmes telefonit.  

Pamje nga Bllaca me datë 10 shtator. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button