Maqedonia në grupin e vendeve me ujë të mjaftueshëm për pije

Maqedonia është në grupin e vendeve në botë me qasje shumë të lartë drejt ujit të sigurt për pije. Në vitin 2014, qasje drejt ujit të sigurt për pirje kanë pasur 97 për qind e popullatës në vend, përkundër 95 për qind në vitin 2010, kumtoi Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë (ISHPRM) me rastin e shënimit të ardhshëm të Ditës Botërore të Ujërave ­ 22 Marsit.

Në Raportin për cilësinë e ujit për pirje në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 të Institutit ceket se 1,3 milionë banorë, d.m.th. 63,1% e popullatës në vend furnizohet me ujë të pijshëm nga sistemet qendrore të ujësjellësit, të menaxhuara nga ndërmarrjet publike komunale të cilat i përmbushin obligimet ligjore lidhur me sigurimin dhe kontrollimin e rregullshmërisë shëndetësore të ujit të pijshëm. Të tjerët, 10,34% janë të kyçur në ujësjellësin e qytetit, 22,7% në lagjet rurale furnizohen nga sistemet publike lokale të ujësjellësve, me të cilët nuk ekonomizon çdoherë ndërmarrja publike, ndërsa 3,86% e objekteve lokale për furnizim me ujë (çeshmet publike, bunarët, burimet, pompat dhe objekte të tjera individuale të furnizimit me ujë). “Qasja drejt ujit të sigurt për pirje paraqet 97% dhe e karakterizon Republikën e Maqedonisë në grupin e vendeve në botë me qasje shumë të lartë, që nuk e zvogëlon angazhimin e vendit për ta përmirësuar qasjen drejt ujit të sigurt për pirje deri 98% në vitin 2020”, thuhet në kumtesën e ISHP­-së.

“Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm!” është porosia me të cilën KB këtë vit do ta shënojë 22 Marsin ­ Ditën Botërore të Ujit. Në Maqedoni, Dita botërore e ujit, të shtunën, do të shënohet për të gjashtë herë me radhë në organizim të Institutit për shëndet publik në bashkëpunim me Kat produksionin. Porosinë nga vendi ynë nga Guaca në parkun e qytetit në Shkup do ta dërgojnë Instituti për shëndet publik së bashku me prodhuesit e ujit të paketuar Pelisterka, Kozhivçanka, Dobra Voda dhe Vizijana, fëmijët nga qendra kreative Xvezda, dhe vizitorët e ngjarjes. Me atë rast organizohen disa aktivitete të cila paralelisht do të zhvillohen prej orës 11 deri në orën 14, ndërsa për atë qëllim janë përgatitur fletushka me të dhëna për gjendjen me ujin e sigurt për prije në përmasa botërore dhe informata të dobishme dhe edukative për rëndësinë e ujit për shëndetin e njerëzve. Seminari artistik do të hapet për të gjithë fëmijët të cilët do të vijnë në manifestim dhe do të dëshirojnë të kompozojnë në temën UJI, ndërsa veprat më të mira do të dhurohen në Shtëpinë për fëmijë “25 Maji”.

Lajme të ngjashme

Back to top button