Hëna do ta mbulojë Diellin

Pjesa më e madhe e botës sot në ditën e parë të pranverës, do të mund ta ndjekë se si disku i zi i Hënës për një kohë të shkurtër do ta mbulojë Diellin, fenomen astronomik që do të shihet edhe në Maqedoni.

Eklipsi i Diellit në Evropë do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende si në ishujt Farit dhe Svalski do të ketë eklips i tërësishëm.

Eklipsi në Shkup, sipas Shoqatës astronomike të Shkupit do të fillojë në orën 9 e 37 minuta, maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të lartë se 13.

Qytetarët e interesuar eklipsin mund ta ndjekin edhe nga sheshi “Maqedonia” me teleskop të Shoqatës astronomike.

Fenomeni kur hëna zbres tek dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Back to top button