Samaras akuzohet se fshehtas negocion për emrin

A negocion fshehtas kryeministri grek, Andonis Samaras, pyetet Panos Kamenos nga partia e Grekëve të pavarur.

Lideri i partisë së djathtë greke edhe pas 6 pyetjeve të parashtruara si deputet, akoma pret përgjigje nga kryeministri.

“Samarasi më 93-shin e rrëzoi qeverinë me arsyetimin, e përsëris, me arsyetimin – për emrin e Maqedonisë. Me arsyetimin se ai negocionte. Kam frikë se është kryeministër që po negocion në këtë moment”, thotë Kamenos.

“6 herë kam dorëzuar pyetje për kryeministrin. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e re. Lideri i një partie të pyesë 6 herë dhe kryeministri të mos vijë të përgjigjet. Pyetja kishte të bënet me termin Maqedoni, dhe çka saktë janë duke bërë në diplomacinë e fshehtë në idhje me emrin e Maqedonisë. Kryeministri Andonis Samaras fshehet dhe sot e ftoj publikisht të vijë në parlament dhe të japë përgjigje që populli grek ta kuptojë se a negocion fshehtas dhe a është i gatshëm ta shesë termin Maqedoni”, deklaroi Panos Kamenos, lideri i Grekëve të pavarur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button