Trajanov VMRO-së: Ligji për letërnjoftime, s’duhet të miratohet në këtë formë

Deputeti nga Lidhja Demokratike dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov ka hedhur dilemat rreth dy ligjeve të cilat duhet të miratohen në formën e tanishme.

“Dy ligjet, ai për letërnjoftime dhe tjetri për banim duhet të kalojnë në një debat të gjerë në publik, pasi si për njërin, ashtu edhe për tjetrin ka dyshime të shumta, andaj edhe nuk duhet të miratohen në këtë formë.

Ka dyshime për mundësinë e dhënies së letërnjoftimeve jashtë zyrave të MPB-së, pastaj për fshirjen me automatizëm nëse dikush qëndron jashtë vendit më shumë se tre muaj”, ka thënë Trajanov për REL.

“Pra vetëm pas një konsultimi të gjerë, pas ndryshimeve të reja apo pasi të merren parasysh të gjithë mendimet, e në veçanti ato të ekspertëve zgjidhjet ligjore mund të kthehen për miratimin në Kuvend“, ka thënë Trajanov, njëherësh parti që drejton LD-në në koalicion me VMRO-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button