Xhaferi: Krizë në rrafsh ndëretnik, do ishte situatë më e rëndë

­ Zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi në emisionin “Top tema” në Televizionin Telma tha se hyrjen e eventuale të PDSH­së në qeveri, kjo nuk është një çështje serioze.

“Nuk më besohet se kjo është një përpjekje për të krijuar një koalicion të gjerë. Nuk besoj se kjo është e pranueshme për LSDM. Për mua personalisht, dhe për BDI­në kjo nuk është një temë që duhet të analizohet seriozisht. Mos harroni që shumë shpejt, më 21 mars kundërshtari i Thaçit do të ketë Kongres, kështu që kjo është një përpjekje për të mbajtur anëtarët me premtime, se ata do të jenë pjesë e qeverisë dhe se do të ketë një të ardhme më të mirë për anëtarët e PDSH­së “, tha Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se çdoherë kur ka krizë politike, financiare, ekonomike apo sociale dhe nëse kësaj i shtohet edhe krizë në rrafsh ndëretnik, “do ishte situatë më e rëndë”.

“Varësisht se si do zhvillohet ky konflikt politik mund të sjell në atë që të ketë pika referuese në çështje ndëretnike dhe tema që ende janë të hapura në skenën tonë politike”, ka thënë Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button