Familja Kupa apelon për ndihmë për gjetjen e Uranit

Bajram Kupa dukshëm i rënduar emocionalisht për fatin e djalit të tij të madh, Uran Kupa, për  të cilit nuk asnjë informacion që nga 6 shkurti, nëpërmjet gazetës KOHA me përulësi kërkon ndihmën e qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë atyre që mund të kenë  të dhëna për këtë rast që po shqetëson opinionin në Strugë. Bajrami tregon se ata si familje nuk kanë pasur asnjë çështje të hapur me askënd, gjithashtu edhe djali në dijeninë e tij, ka bërë një jetë normale të një të punësuari në Komunë.

Edhe pse mundohet ta përballojë këtë çështje me burrëri, thekson se që nga mbrëmja e 6 shkurtit, koha kur edhe është kidnapuar Urani, kjo familje po përjeton një dramë të vërtetë, sepse deri tani nuk i është raportuar asnjë lajm se deri ku kanë shkuar hetime për këtë rast. Bajram Kupa, babai i Uranit tregon se deri tani ata si familje, pavarësisht kontakteve të shpeshta që kanë realizuar me organet e policisë, nuk kanë marrë asnjë informacion me vlerë për rrjedhën e hetimeve apo pistat e mundshme ku janë drejtuar investigimet në funksion të zbardhjes së këtij rasti.

“Prej policisë nuk kemi asnjë informacion deri më tani. Si ndodhi zhdukja si mbërriu makina nga Struga në Dibër apo çfarë gjurmësh kishte në të. Ne si familje nuk kemi marr asnjë të dhënë deri tani jemi në pritje që organet kompetente të bëjnë detyrën”, shprehet babai i Uranit.

Lajme të ngjashme

Back to top button