Angelov sot sërish do të tentojë të futet në RTVM

­ Kryetari i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov deklaroi se sot do të depërtojë në ambientet e RTVM­së, nëse kërkesat e tij nuk pranohen nga kryeredaktori Goran Petreski.

Ai tha se në orën 12 do të kërkojë takim me kryeredaktorin dhe nëse ai i përgjigjet pozitivisht kërkesave të tij dhe të një grupi të qytetarëve, për emetimin e bisedave të përgjuara, do të ndërpresë aktivitetet.

Në të kundërt, siç paralajmëroi, në orën 19 do të depërtojë në ambientet e brendshme të RTVM­së, ndaj dhe u bëri apel pjesëtarëve të sigurimit që të tërhiqen dhe t’i lejojnë atij dhe qytetarëve të tjerë hyrjen brenda.

Lajme të ngjashme

Back to top button