Dorëzat e mençura, do t’i ndihmojnë të verbrit të dërgojë mesazhe (VIDEO)

Në vende ku flitet gjuha gjermane, të verbrit përdorin një alfabet të prekshëm të quajtur Lorm, në mënyrë që të komunikojnë me njëri-tjetrin – i cili përfshin një varg mocionesh në dorë.

Megjithatë, problemi me Lorm është që pak njerëz e kuptojnë atë. Kjo do të thotë se njerëzit të cilët janë të shurdhër dhe të verbër shpesh janë të kufizuar në komunikim me të tjerët të cilët e përdorin Lorm.

Por, një teknologji e re ka për qëllim që të ndihmojë ata të komunikojnë më lehtë me njerëz që nuk e kuptojnë Lorm, transmeton Lajmi.net.

Hulumtues në Berlin janë duke zhvilluar një dorëz të mençur, me të cilën njerëzit e shurdhër dhe të verbër mund të transmetojnë Lorm-in në tekst në një kompjuter apo pajisje mobile.

Një person i verbër dhe i shurdhër mund t’i lëvizë gishtat me disa senzorë të vendosur në dorezë, ashtu si një dorë normale. Senzorët përkthejnë lëvizjet e dorës më pas në tekst. Komunikimi më pas bëhet kur mesazhi dërgohet në celularin e marrësit, për shembull.

Krejt ky transmetim ndodh përmes Bluetooth-it.

Për më shumë rreth këtij projekti mund ta shikoni edhe videon e lansuar më parë:

Lajme të ngjashme

Back to top button