Lëndohen dy punëtorë në Gostivar
Elektromontuesi 52 vjeçar L.H. nga fshati Raven është lënduar rëndë pasi dje rreth mesditës është rrëzuar nga një shtyllë druri derisa ka punuar në ndërrimin e kabllos elektrike në rrugën “Ilindenska” në dalje të Gostivarit, informon sot SPB Tetovë.
Gjatë rrëzimit, L.H. e ka thyer nëngjurin e majtë, krahun e djathtë dhe komblikun. Shpejtë është dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa pastaj është transferuar në klinikën e Shkupit. Në vendin e fatkeqësisë gjatë ekspertizës ka marrë pjesë edhe inspektorati shtetëror i punës, të cilët së bashku me policinë duhet të konfirmojnë se si ka ardhur deri te lëndimi i punëtorit.
Nga SPB Tetovë informojnë edhe për një rast tjetër të fatkeqësisë gjatë punës në rrugën “Sretko Kërstevski” gjatë ndërrimit në gypit të ujësjellësit. I.N. (49) i punësuar në NP Ujësjellësi, derisa ka punuar në vrimën e defektit, mbi të ka rënë toka e gërmuar dhe ia ka lënduar këmbën e djathtë. Edhe në këtë rast është kryer ekspertizë e ekipit të SPBsë Tetovë dhe inspektoratit shtetëror të punës.