Take me to Mosque! Take me to Church! Take me some where I can meet the Truth!

‘’Kredibiliteti , resursi  kaq i mangët i ditëve tona’’,  Jozeph NYE

Një familje pesëanëtraeshe krijoi  imazhin e  Shtetit për mua që në fëmijëri! Aty , një gjykatës ( im atë) , një arsimtare (ime ëmë ) , dy vellezër ( ekspertë të menaxhmentit të biznesit), nje motër (opinioniste). Shtylla të Shtetit: gjykata, arsimimi , ekonomia,  opinioni! Shteti funkciononte sipas rregullave natyrore  të familjes që zhvillohej nga një inercion kokefortë  i pashmangshëm nga linja e virtytit progresist. Mushkëri të hapur të nje Familjeje!  Zemër , bukë dhe krypë! Respekti , Përgjegjshmëria dhe  Investimi në Ndergjegje Qytetarie ishin KODE ETIKE , MORALI , DASHURIE! Feja- larushi pranimi e mirekuptimi dashurish ndaj fesë së shqiptarit qe ka rrenjen nga Iliret, besimi në Zot, jo në religjione. Nga paganizmi – deri sot! Te nurshëm ndër Zot e në emër të kombit! Debat- po aty, në familje! Mësuam: Vetërespektin !

Pastaj – ndodhi Jeta!

Data : 30.03 2001, Gjykatësi (im atë) – , pasi u soll ligji për hapjen e dosjeve  të ish ‘’të dyshuarve’’- ose ‘’armiqve të Shtetit’’ , kish kërkuar nga MPB e Maqedonisë qasje dhe shqyrtim të dosjes personale. Përgjigja: E evidentuar ekzistenca e dosjes personale, që nga viti 1960, i përndjekur  për arsye politike dhe ideologjike! Gjykatësi, kish tërhequr dosjen nga sirtarët me pluhur,  e kish lexuar fije për pe, nuk e foli në Familje! Familja duhej të perballej me jetën ciltërt, por ajo  të mos harronte te kaluarën! Gjykatësi  ishte shtyllë e Shtetit  instrumentat e të cilit e kishin mosbesuar etiken dhe qytetarine e tij progresiste!  I përndjekur nën emrin : DERBI!

E bija ( opinionistja, kjo qe shkruan këtë tekst sot) zbulon për dosjen pas vdekjes së të jatit, Gjykatësit progresist!

Sot tek shkruaj: hapa edhe njëhere  dosjen e Gjykatesit progresist, tim eti !

Motivi: të ndërtoj integritetin e  së vertetes sime, gjykimin mbi krizën politike të sodit!

Lexoj urdheruesit të nënshkruar në dosjen e tem eti: udhëheqës të shërbimit sekret te shtetit të të njëjtit tabor politik të opozitës maqedonase sot dhe jo vetëm, në bashkëpunim me spiunët e fshehur në kodin DRINI I ZI me shokë, bashkëpunëtore spiunë shqiptarë !  Gjykatësi ishte perndjekur ne epokën e federates jugosllave, per të vazhduar pas-pavarësimit të Shtetit. Tem atë e kishin përgjuar , përndjekur , konspiruar ,  observuar dhe spiunuar SPIUNËT e njëjtë nga ish Jugosllavia por tani pak më në moshë në Maqedoninë e pavarur.  Ata janë po spiunët  e rregjur në propagimin e  ideologjisë qe stis panda  makiavelizmin e ndërgjegjes falsive që ekziston thellë ne shoqerinë tonë .

Veprimi im : kam shpallur aktin e Faljes spiunëve përpilonjës së dosjes së tim eti, sepse i kam tejkaluar me miliona herë konspirimet e tyre falsive, qëndroj mëkëmbë mbi ta por nuk kam harruar në krimin – Ajo, pra mbamëndja , më ndihmon në  krijimin e integritetit tim kombëtar e  qytetar , FORT IMUN ndaj propaganduesve pseudo-opinionistë shqiptarë!

Dilema: KUJT T’I BESOJ! ? Ose si të ndërtoj anatominë e besimit për TEJ-KRIZËN  POLITIKE!? Si t’a ndërtoj atë kur spiunazha dhe ndërgjegja politike  falsive në shoqëri ka lejuar ( pa i gjykuar asnjëhërë deri në fund)  krijimin e pseudo-përfaqësuesve politik e për më dhimbshëm, pseudo-opinionistëve  shqiptarë që nxitojnë verbërisht të propagojnë ‘’neozaevizmën ’’ pa mbrirë për asnjë sekondë të shkelin në pragun e integritetit të mendimit të fuqishëm  liberalist e në emër të harmonisë ndëretnike në vënd, madje pa e patur ende të qartë (sepse askush nuk flet qartë!) ofertën negociuese ndëretnike  për të modeluar një pakt  Tej-Marëveshjes së Ohrit e në emër të vazhdimësisë funkcionale të sistemit politik në vënd? Cilës media t’i referohem në vënd , ose, përse t’i besoj gjykimit e thirrjes së si-llojit të Mersel Bilallit që jo më larg se një muaj në një tribunë debative shpalli hajvanshëm shqiptarët e Maqedonisë si 40 vjet më të prapambetur në krahasim me shqiptarët e Kosovës dhe 50 e më shumë vjet më të prapambetur krahasuar me  shqiptarët e Shqipërisë!? Përse t’a përfill po atë ose të sillojit të tij, pra gjykimin e Mersel Bilallit mbi krizën politike sot ,  i cili jo më larg se mbi në dekadë  VOTOI kundër idesë kapitale të vëllaut tim për prurjen e një ligji të ri financiar në vënd , ligj ky që do krijonte parakushte institucionale legale për krijimin e Bankës së parë me kapital shqiptar  në vënd tek ky, Merseli ,  ishte deputet i PPD-së në koalicion me LSDM-në? Pikërisht ky ligj sot do krijonte kuptimin legal mbi ndarjen e buxhetit participiues. Përse këta silloj intelektualësh të tipit Bilalli gjëmojnë zëlaraskën shqirrur  në propagimin paranojak për të zhvilluar përbrënda  anarkinë politike që ka shpërthyer shtetin sot anembanë!? Kush e shpalli Mersel Bilallin dhe si-llojin e tij  avangardë të mendimit shqiptar në vënd , ose avangardë të mendimit për urrëzim ndëretnik në Maqedoni? Kush i krijon IMUNITET këtij sublloji pseudo!? C’kredibilitet kanë këta sillojas që të rrëxokan qeveri e të ndërtokan qeveri ! Kush e mban vazhdimisht e për aq dekada   në skenë politike e opinionbërëse  Mersel Bilallin e sillojin e tij?! Kredibiliteti i tyre është baraz me  NUL! ZERO!

Janë këta sillojas , bashkëpjesëmarës në krim! Edhe në këtë krizë politike që po e kalojmë në shtet e që paturpësisht mer frymë për të siguruar kredibilitet politik?  Nuk të jep kredibilitet politik e ku më intelektual ,  dekonstruimi i konspiracionit të spiunazhës.

Qetë konstatoj, se Mersel Bilalli dhe si-lloji janë propaguesit e vrazhdë të anarkisë ! Ata propagojnë njësoj sit  të tjerët Anti-shtetin! Vlerësimi im për ta : bashkëpjesëmarës në ndërtimin e ndërgjegjes falsive në shoqëri.

Unë , e bija e Gjykatësit të përndjekur politikisht , nuk besoj në emocionalizmat lobiste – propaganduese të shumë nga opinionistat shqiptarë, të cilët kërkohen në bazë ditore të japin mendimin e tyre mbi zgjidhjen e kësaj krize politike! Kredibilitetin e tyre e ve në dileme sepse , po të njëjtit nuk zhvilluan debatin deri në fund në kohën kur im atë me shokë afirmonin konceptin mbi autonominë territoriale te shqiptarëve të Mk si ofertë politike për harmoni funkcionale ndëretnike në shtet, po të njëjtët nuk e cuan deri në fund debatin e betejës ideologjike që lindte në shtet pas rrënies së të ‘’majtëve’’ e ardhjes në skenë të të ‘’djathëtve’’ , po ata që u rreshtuan verberisht në ‘’para-bomben ‘’ konspirative të 2001-it e që sot po të njëjtët të rrështohen nën ombrellën e ‘’neozaevizmës’’ duke lemerirë thirjen për legjitimitet e transparencë politike, të njëjtët ata të cilët dita ditës po më bëjnë të qëndroj edhe më MBI kërleshjeve e piskamave pseudointelektuale!

Sot: Kriza në vend është krizë e demokracisë. Si cdo krizë tjetër që e kemi kaluar këtej. Vetëm reagimi i fuqishëm i popullit mund të jetë katalizator i zgjidhjes së tij- shkruan Parim Marku ne kolumnëne e tij në Portalb! Por a do te ndodhe POPULLI? Dhe…a duhet të ndodhë Populli?

Kush mund te nxise Popullin të ngre zënë e protestës ndaj konspiracionit të spiunazhave ! Vetëm  SPIUNËT! Ata që nga Populli kërkojnë vëmendje e totalitet besimi në storjen e tyrë në Sallën Univerzale, ‘’antidemagoget’’ e sotshëm që në fakt krijuan demagogjinë e ndërgjegjes falsive në shtet!

Qëndroj fuqishëm MBI TA!

Roli I intelektualëve këtyre ditëve  është tjetër. Ne, nuk jemi të thirrur të dekonspirojmë konspiracionin e spiunazhës së (jo)porositur! Roli ynë është të thërasim në MATURI veprimi. E jo në rirreshtim të rradhës! Roli ynë është të dekonspirojmë ndërgjegjen falsive në shoqëri të ushqyer nga përfaqësuesit tanë politikë dhe të ndihmuar nga pseudointelektualë lobistë. Ja se cka shkruante Arbën Xhaferi për pseudopolitikajtë dhe pseudointelktualët: ‘’Shembulli më brilant i krijuesit-njeri, është ai i Frederiko Felinit, regjisorit të njohur italian. Ai, në vazhdë të përvojave nga periudha e neorealizmit italian dhe adhurimit të veprave të periudhës së barokut, filloi të krijojë figura shumë interesante prej njerëzve të thjeshtë që s’kanë pasur kurrë lidhje me filmin. Ai, në audicione të lodhshme kërkonte njerëz me pamje jonormale dhe i angazhonte në filmat e tij. Falë gjenialitetit të tij, këto figura merrnin pamje impresive. Ai, këtyre njerëzve të nxjerrë nga turma, këtyre aktorëve që në fjalorin filmor njihen me emrin naturshçik (me siguri huazim nga gjuha ruse), u jepte shpirt, një bukuri të rrallë figurative. Ata ishin kode të estetikës feliniane. Këto personazhe të shkëputura nga mjedise të hirta, falë gjeniut, magjistarit Felini, për një çast hidheshin në orbitën botërore të VIP-ve të kohës. Por, problemet lindnin kur këta naturshçikë pandehnin se janë njëmend aktorë të mëdhenj dhe nuk kuptonin se ata u bënë të tillë vetëm në kuadër të vizionit të magjistrit filmor Felini. Jashtë këtij vizoni ata sërish ishin të atillë çfarë kanë qenë. Ky keqkuptim prodhonte drama dhe trauma të pashërueshme te këta njerëz të margjinave të shoqërisë.

Kjo sot vlen edhe për pseudintelektualët propagues të një ‘’NEO…’’ rreshtimi politik që s’do vjen në skenë politike kurrë, pasi rruga e zgjedhur nuk është OFERTË e RE POLITIKE,  është përsëri e konspiruar me spiunazhë dhe ndërgjegje falsive që stis kriza bombash dhe kërkon rishtarë lobistë gjithandej!

Mendoni vetë, pa u ndikuar nga pseudot e sillojit! Ata janë vetë FALS! Ju krijojnë trauma …TEJ-TRAUMA duhet të vijë pas katarsës. Pastaj…incizimet që dëgjojmë konsiderojini si produkt të ndërgjegejs falsive në shoqëri! Refuzoj të  bëj vlerësime mbi spiunazhën, ajo nuk matet, ndërsa e bëjnë të matshme me zor pseudointelektualët e sillojit që shpallin PARANOJËN PERSONALE dhe JO-INTEGRITETIN INTELEKTUAL parametër matës!

Kredibilitet politik krijon vetëm grupacioni që ka ofertë politike për zhvillim në shoqëri ! Dekonspirimi i konspiracionit ‘’spiunazha’’ na thith nga energjia jonë krijuese për LIRI! Prandaj , kërkoni tjetër gjë, ndryshe e jo me vesh totalitet!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Bukur e shkruar. Vetëm është dashur të shtohet: vipat e politikës së sotme shqiptare të të ashtuquajturës pozitë e opozitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, bashkë me grigjën ministrore janë naturshçikë dhe janë “të mëdhenj” vetëm në kuadër të vizionit të mjeshtrit të madh të politikës shqiptare – Arbën Xhaferi. Pra, ata mendojnë se janë aktorë të mëdhenj, po në faktë nuk dalin dot nga brendia e zeros së madhe.

  2. Qe nga pavaresia e Maqedonise e deri tani Maqedonia vazhdoi me avazin e RSFJse te pergjoje ata qe mendonin ndryshe. Te gjithe e dinjim por asnje nuk dha prova dhe nuk e pershakllezoi problemin. Tani po ndodh per here te pare. Kjo ishte arsyeje se pse isha ne Sallen Univerzael dhe pse e perkrah projektin e Verteta per Maqedonine dhe kjo eshte arsyeja se pse do ta perkrah projektin E Verteta per Maqedonine. Arber Xhaferin e rrespektoj si mjeshter te fjales dhe mendimit. Radhe gjinden mendimtare te tille. Nje ne njeqind vjet. Kam firke se nuk ishte i madh ne politike sa ishte i madh si filozof (mednimtare).

Back to top button