Fabrika e Jugohromit filloi të vëndos filtrat?

Në njoftimin që e trasmenton shërbimi publik thuhet se fabrika “Jugohrom” që prodhon Ferro-Silicium në fshatin Jegunovcë afër Tetovës, ka filluar me zbatimin e projektit që parashikon ndërtimin e stacioneve filtruese për pastrimin e gazrave helmues që lëshon e njëjta. Sipas tyre, deri në fund të vitit do të jenë të gatshme këto stacione.

“Investimi i përgjithshëm përfshin ndërtimin dhe pajisjen e tri stacioneve filtër dhe është planifikuar të përfundojë deri në fund të këtij viti. Ndërtimi i stacioneve filtër matës i të cilëve tejkalon edhe përmasat e objekteve të prodhimit të fabrikës, duke lejuar mbajtjen e pluhurit të krijuar nga prodhimi i ferosiliciumit dhe pastrimin e tymit të emetuar nga fabrika në nivelin e përqendrimit të grimcave PM10 nga 10 miligram në metër kub” thonë nga kompania.

Viteve të fundit banorët e rajonit të Pollogut kanë shprehur revoltën e tyre, sidomos tetovarët për ndotjen masive që kjo fabrikë ia bën këtij regjioni. U organizuan disa protesta si dhe u dërguan letra e shkresa deri te qeveritarët të reagojnë pasi që është rritur numri i të sëmurëve në Tetovë dhe dyshohet që ajri i ndotur ka kontribuuar shumë në këtë gjendje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button