Sot mbajnë mbledhje pesë komisione kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të diskutojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për standardin e studentëve dhe të Ligjit për librat mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shoqatat tregtare, me procedurë të shkurtuar, është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për çështje ekonomike.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet, në agjendë e kanë Propozim-ligjin për detyrim të MNAV SHA Shkup me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për kredi rreth Projektit për sendërtim të sistemit për navigacion ajror-faza e dytë pa garancë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik janë disa propozim-ligje në procedurë të shkurtuar, si Ligji për Byronë për zhvillim të arsimit, për standardin e studentëve, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për librat mësimor për arsim fillor dhe të mesëm, për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, për shoqatat tregtare dhe Propozim- ligji për detyrim të M-NAV SHA Shkup me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për kredi rreth Projektit për sendërtim të sistemit për navigacion ajror-faza e dytë pa garancë shtetërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button