Solidariteti: BDI ka përgjegjësi morale dhe politike të largohet nga Qeveria

Lëvizja majtiste Solidariteti me vëmendje i ndjek ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni dhe vlerëson se është lëkundur rendi kushtetues dhe institucionet demokratike në Republikën e Maqedonisë me çka ka humbur legjitimitetin Qeveria.

Lidhur me deklaratën e deputetes Ermira Mehmeti për nevojën e një qeverie teknike ku në krye do të qëndroj një kryeministër shqiptar, nga Solidariteti vlerësojnë se nuk është me rëndësi përkatësia etnike e atij që do ta udhëheqë këtë qeveri të përkohshme, por me rëndësi është që të mundësohet kthimi I demokracisë dhe të drejtës sociale për zgjedhje demokratike.

LM Solidariteti inkurajon BDI-në që nëse mendon që të largohet nga qeveria, këtë qartë t’ia tregojë publikut, e jo të japin ide që ju japin forcë dhe ide shovinistëve – nacional.

Lajme të ngjashme

Back to top button