Besim pa moral dhe moral pa besim!

Nëse i marrim dhe i analizojmë këto virtyte tek njerëzit, do të shohim se nuk mund të qëndrojnë të ndara nga njëra-tjetra, dhe nuk mund të kenë kuptim pa njëra-tjetrën. Disa thonë se nuk kanë besim në Zot, ose më thjeshtë thënë, në Atë që ka krijuar gjithçka dhe vepron me gjithçka. Ata thonë se nuk besojnë në asnjë fe, d.m.th, në asnjë libër dhe në asnjë pejgamberr (të dërguar nga Gjithëkrijuesi). Ata thonë se çdo gjë varet prej njerëzve dhe nuk ka asnjë Fuqi tjetër që mund të ndikojë mbi veprimet e tyre ose vetë ata.  Ata thonë se nuk ka botë tjetër dhe se njeriu duhet ta jetojë vetëm këtë botë ashtu siç është më së miri dhe për qejfin e tij.

Pastaj ata thonë se kanë moral të lartë dhe mirëqenie shpirtërore dhe sociale, edhe pse nuk janë besimtarë të Fuqisë më të Madhe (Zotit). Ata thonë se morali nuk ka të bëjë me besimin. Njeriu mund të ketë moral më të lartë dhe mos ketë aspak besim!

Disa të tjerë me besim gjysmak thonë pos tjerash se nuk e pranojmë strikt atë çka e thonë librat e shenjtë dhe të dërguarit e dijetarët, pasiqë  sipas tyre janë të palogjikshme rregullat strikte që i parashtron Zoti….

Asnjëri prej tyre nuk e pranon se është i kufizuar me kapacitetin e tij intelektual që të mund të zbërthejë atë që dëshiron të thotë dhe dëshmojë me faktet e Tij Ai që i Krijoi gjallesat në gjithësi. Pra, kush e dinë më së miri, Ai që e krijoi sendin (njeriun, galaktikën) apo njeriu ?!  Kjo i bie sikur të pyesësh fëmiun : Kush e di më së miri për jetën prindi yt apo ti që je i porsalindur?!  Edhe pse, një krahasim i këtillë nuk është i drejtë që të bëhet sepse  Zoti krijoi çdo gjë dhe më mirë se Ai askush nuk e dinë për krijesat e Tij.

Zoti në Kuran na tregon për pasojat e sjelljeve tona të mira dhe atyre të këqija apo të pa hijshme. E sikur të besoje në  atë që e thotë Ai dhe të veproje me moral të mirë, atëherë edhe shpirtërisht do të ishe më rehat. Nëse do ishe rehat, atëherë ajo reflektohet edhe në shoqëri dhe më gjërë. Sa më shumë që besonte  në rregullat, fjalët e Zotit dhe asaj çka e kanë thënë ata që kanë qenë  të dërguar, të zgjedhur për të kumtuar qartë atë çka e ka thënë Zoti, aq më i moralshëm dhe më i rehatshëm do ishte njeriu.

Sepse ka disa njerëz, që veprojnë ashtu siç vepron fëmiu me prindin e tij: Janë në shkolla fillore (me moshë), ndërsa u shesin mend prindërve të tyre ose më të moshuarve tjerë  për diçka që as që e kanë idenë se si është dhe si duhet të jetë.

Është e pa logjikshme, dikush që  është intelektual, i ditur, i edukuar mirë, të mos logjikojë në çështjet e besimit dhe moralit.

Mirëpo nga ana tjetër, çfarë vlere ka feja nëse morali yt është zero?! Si është ai besim, sa peshon ai nëse moralin e ke zero?! Nëse beson, ndërsa në anën tjetër karakterin e ke të pa pranueshëm në shoqëri, atëherë çka nëse beson? Zoti njeriun e ka falur që të bashkëveprojë dhe bashkëjetojë me njerëz dhe jot ë jetë vetjak. Besimi po, por Zoti nuk ka nevojë për askënd, ne jemi ata që kemi nevojë për çdo gjë. Nëse ne jemi të fëlliqur nga goja, arrogant, kryelartë, me sjellje mizore, nëpërkëmbës, nënvlerësues…çfarë do arrijmë nëse besojmë?!  Besoj në Zot dhe kaq?! Kurse Ai të thotë: sillu mirë me të gjithë (nga më I vogëli e deri tek më i moshuari). Buzëqeshu njerëzve. Ndihmoju. Mos gënjejë dhe mos vidh. ..Zoti është i bukur dhe e do të bukurën dhe veprën e hijshme.  Ai nuk i do mizorët dhe vepër këqijtë.

Andaj ku do të ishte vendi yt me besim dhe pa moral?! A do të kishe ndonjëherë qetësi shpirtërore?!

Ne nuk hyjmë në klasifikimin e vepër mirëve dhe vepër këqijve, por ne duam të themi se besimi në Zot,, qetësia shpirtërore dhe shoqërore dhe morali (karakteri I mirë) nuk mund të ekzistojnë njëra pa tjetrën dhe as që kanë kuptim të ndara.

Fakt është që Zoti ka krijuar çdo gjë  gjithkund dhe Ai i ka përsos gjërat sipas dëshirës së Tij. Dhe Ai na ka bërë njerëz me vullnet të lirë dhe na ka edukuar që të jemi të thjeshtë, përulur, fjalë mirë, punë mirë, të sjellshëm, human dhe të bashkëveprojmë me çdo njërin me karakter sa më të lartë, sepse vetëm ashtu do të gjejmë qetësi shpirtërore në këtë dhe në botën tjetër.

Më I vlefshëm është ai që e studion dhe analizon besimin e tij se sa ai që e ka trashëguar atë dhe nuk dinë përse vepron ashtu siç vepron…

“Besimi, mirëqenia dhe morali janë të pandara” Gazali

Lajme të ngjashme

Back to top button