Mediat maqedonase: Shkarkime masive në Qeverinë Gruevski për të dalë nga kriza

­ Gazeta “Slloboden Peçat” shkruan në numrin e nesërm se kryeministri Nikola Gruevski do të pranojë formimin e qeverisë kalimtare, por me kusht që ai të vazhdojë si kryeministër.

Gazeta pretendon se plani i Gruevskit është që të shkarkojë Sasho Mijalkovin, Gordana Jankullovskën, Zoran Stavrevskin, Mile Janakieskin dhe Martin Protugjerin, por vetë të qëndrojë në krye të qeverisë.

Gazeta mëson se Gruevski pret mbështetje për planin e tij nga kreu i BDI­së Ali Ahmeti dhe nga faktori ndërkombëtar. Sipas gazetës, kjo zgjidhje e krizës politike do t’i komunikohet edhe Kancelares Angela Merkel, në takimin që është caktuar për në datën 23 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button