Vajza e Nemtsovit fajëson Putinin
Vajza e opozitarit të vrarë rus, Boris Nemtsov, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të mbahet përgjegjës për krimin.
Zhanna Nemtsova ka thënë në një intervistë për BBC-në se Putin është “fajtor politik”.
Nemtsov, kritik i zëshëm i Kremlinit, është vrarë më 27 shkurt në qendër të Moskës.
Putin ka dënuar vrasjen dhe është zotuar se do të gjejë autorët e krimit.
Por, Nemtsova, 30 vjeçe, e cila është analiste e tregut të aksioneve, ka thënë se nuk është kontaktuar nga hetuesit rusë, sepse, sipas saj, ata nuk janë të interesuar për hetime të pavarura./rel/